HomeSport

Afrohet ndeshja përgatitore, “Arena Kombëtare” gati për të mirëpritur çdo sfidë

“Arena Kombëtare”, stadiumi më modern i Shqipërisë, është më në fund në hapat e fundit të ndërtimit.

Stadiumi do të jetë gati për sfidën ndaj Francës që do të zhvillohet në datën 17 nëntor, ndërkohë që ditën e diel, pra në datën 10 nëntor, do të zhvillohet ndeshja testuese mes skuadrave të femrave të Vllaznisë dhe Apolonisë.

Ndërkohë vazhdon interesi i jashtëzakonshëm në dyqanin zyrtar të “FSHF”-së, për sa i përket biletave për ndeshjen ndaj “gjelave”. Pjesëmarrje rekord, në ditën historike të inaugurimit të stadiumit kombëtar.


TË NGJASHME