HomeSport

Agnelli nuk humb kohë, në Baku për të mbyllur çështjen e trajnerit të ri

Pas shkarkimit të Massimiliano Allegri, shumë emra trajnerësh të mëdhenj, u përfolën për të marrë drejtimin e Juventus, një prej tyre, ishte edhe Maurizio Sarri, trajneri aktual i Chelsea. Për të bërë të mundur arritjen e një akordi me teknikun italian, mesa duket është vetë Andrea Agnelli që ka udhëtuar për në Baku, Azerbajxhan për disa impenjime të UEFA, por mendohet se është takuar edhe me Sarrin. Tani për tani bëhet fjalë vetëm për një takim formal, thjesht një përshëndetje pasi të dy janë akomoduar në të njëjtin hotel, ku gjendet edhe skuadra e Chelsea.

Edhe pse deri tani nuk ende asnjë të dhënë tjetër, kjo është diçka shumë e rëndësishmë dhe e bën trajnerin e Chelsea personin më të afërt për të marrë drejtimin e ekipit. Mendohet se pas përfundimit të finales, palët do të deklarojnë se çfarë do të ndodhi. Finalen e Europa League, Agnelli nuk do të ketë mundësi ta ndjekë nga tribuna, sepse do të ktheht në Itali para fillimit të ndeshjes.


TË NGJASHME