HomeShowbiz

Agnesa Vuthaj tregon mendimet e mëngjesit

Agnesa Vuthaj po vazhdon të bëjë një jetë të zakonshme dhe është një ndër të pakta femra të showbizit pa skandale.

Zeshkanen nuk e kemi parë në krah të ndonjë të dashuri dhe jetën sentimentale e ka ruajtur si është më së miri deri më tani.

Megjithatë, ajo vazhdon të jetë mjaft aktive në rrjetet sociale teksa publikon imazhe dhe video të ndryshme.

Ajo së fundi ka lënë një mesazh mjaft kuptimplotë sapo është zgjuar nga gjumi.

Cila është gjëja e parë që mendoni kur zgjoheni, pyeti ajo dhe më pas tha “Mendoj është një privilegj i çmuar të jem gjallë – të marr frymë, të mendoj, të argëtohem, të duash”.

Agnesën do ta shohim edhe në shumë projekte të tjera të modës gjatë vitit të ardhshëm.


TË NGJASHME