HomeShowbiz

“Ah, kjo është për nuse”, Olsi Bylyku tregon cilën vajzë të showbiz-it ka pasur fiksim

Olsi Bylyku është një nga aktorët më të dashur të humorit në trojet shqiptare. Së fundmi ai ka bërë publike romancën e tij me një vajzë shumë simpatike të quajtur Egli dhe ata duken më të dashuruar se kurrë.

Së fundmi, në rubrikën “B.E Caffee” ka qenë i ftuar këngëtari i njohur dhe miku i tij shumë i mirë Lorenc Hasrama dhe gjatë intervistës një nga pyetjet më pikante për dy djemtë ishte: ‘Cila është vajza më e bukur mes dhjetëra bukurosheve të showbiz-it’.

Olsi dhe Lorenci buzëqeshën dhe pranuan se pëlqenin të njëjtën vajzë. “Thuaje, thuaje! Do ta thuash ti apo ta them unë?”, i tha aktori Lorencit i cili ja ktheu: “E ke fjalën për atë që mendojmë të dy?” “Po”, përgjigjet me të qeshur Olsi.

“Shikonim në Instagram këto vajzat e showbiz-it dhe kur dilte Nevina Shtylla, thoshim: “Ah, kjo është për nuse…”, ka përfunduar Lorenci.


TË NGJASHME