HomeLajmi i Fundit

Ahmetaj: Nga nesër fillon aplikimi për shpërndarjen e parave ‘cash’

Ministri Arben Ahmetaj në një lidhje live në News24 ka bërë me dije se nga nesër fillojnë aplikimet për të përfituar nga paketa e ndihmës ekonomike e miratuar nga qeveria.

Ahmetaj thotë se vetëm në biznesin e vogël ka 60 mijë të papunë dhe nga nesër, që konsiston me fillimin e muajit prill fillojnë aplikimet për të marrë paratë cash në llogari bankare, një pagë minimale prej 26 mijë lekësh.

”Po patjetër Sokol që është për t’u shqetësuar se në finale ka ndaluar jeta ekonomike. Jeta ekonomike është paralizuar prej sulmit të një armiku të padukshëm që kthehet i dukshëm tek të infektuarit të sëmurët, tek qytetarët të punësuarve, sipërmarrësve dhe buxhetit të shtetit.

Të tre shtyllat e ekonomisë së qytetarët si punëmarrës, sipërmarrësi si punëdhënës, tatimpagues dhe shteti si investitor. Kanë përsuar goditje serioze në të ardhura dhe po t’i marrësh një nga një të treja shtyllat janë të pakrahaseushme port ë qenësishme. Armikun e quajmë të padukshëm por është i dukshëm në këto që fola. Shumë qytetarët kanë humbur punën nga ndalimi i lëvizjeve për të ruajtur distancat sanitare që të ndalet përhapja e virusit.

Goditja ekonomik eështë konsekuencë e pashmangshme për vende shumë më të pasura, me strukturë shumë më të shëndetshme, më të përgatitur dhe sërish goditen, gjenden të papëgatirut. Ka sipërmarrje që kanë humbur kontrata, kanë ulur volume e punës së tyre kanë humbur kontrata dhe me jashtë, i është ndalur lëvizja e mallrave. Konsumi është ulur ndjeshëm dhe e gjitha shkon tek rritja ekonomike dhe para 20 ditëhs goditja do shkonte përgjysmim i rritjes ndërsa llogaritë tani nëse kemi të njëjtën influencë, Italia, Greqia apo Ballkani, Europa dhe më tej kriza globale përgjysmimi i rritjes është shumë pak nga ajo që parashikojmë tani.

A pritet recesion ekonomik?

Ti kthehemi elementit të parë. Parashikuam rritjen ekonomike 3.9. Me rritjen e sulmit të koronavirusit, bëmë një përllogaritje makro dhe parashikuam se do kishim një përgjysmim të rritjes ekonomike.

Në përputhje me dinamikën do ketë dhe përgjigje nga qeveria. Ajo që nuk dimë është se sa kohë do zgjasë. Mund të ketë dhe 90 mijë të papunë. Ne monitorojmë ditë për ditë të gjitha lëvizjet që ndodhin në borderotë dhe për ta ndarë me ju në ekonomi qarkullimi të parjavshme.

Ka një sërë sipërmarrjes për shkak të uljes së lëvizjes dhe uljes së konsumit që ka humbje të punësimit. Sot gjithë biznesi i vogël që preket nga urdhri 193 ka 60 mijë e 422 të papunë.

Që vijnë prej urdhrave dhe janë pjesë e paketës dhe që nga nesër fillon aplikimi dhe të jepen paratë cash. Që janë të punësuar, të vetëpunësuar apo të punësuar pa pagë.”

Ministri Arben Ahmetaj i është përgjigjur edhe Lulzim Bashës.

Ahmetaj shprehet se Lulzim Bashës fillimisht i uron shëndet bashkë me familjen e tij por thotë se ai vetë është në konflikt interesi vetëm me ata që kanë konflikt interesi me Shqipërinë.

Kreu i PD Basha kërkoi publikisht shkarkimin e Ahmetajt nga Rama për shkak se është në konflikt interesi lidhur me një tender për inceneratorët në disa qytete në Shqipëri.

”Me lejen tuaj, dua të kthehem tek akuzat në tërësi dhe më pas tek ministrja e Mbrojtjes. Stili i stigmatizimit për koncesionet, shkojnë një pjesë tek shërbimet. I numëruam të gjitha dhe janë për shërbimet. Thesari po paguan shërbimet bazike. Po doni të bëjmë edhe ndonjë debat por përderisa kanë lënë parlamentin nuk vlen.

Pagesë për pagesë, detaj për detaj. Unë e di mirë i uroj shëndet kryetarit të opozitës. Konflikt interesi kam me ata ata që kanë konflikt interesi me Shqipërinë. E di mirë ai.

Sa për Olta Xhaçkën. Ai tender, unë kam marrë sqarime dhe detaje. Mësova se e kanë çuar në SPAK. E di mirë pse e bëjnë. Duan në fatkeqësi të ndërtojnë kauzë politike. Nuk do kenë sukses. Nuk e kemi mendjen fare aty. Opozita ka të drejtë të propozoj. E vërteta është që rezerva e shtetit që kur shikojnë tymnaja ti shohin të tilla jo për të vërteta. Rezerva e Shtetit mban rezerva për ushqimet siç është ky rast. Furnizimi i ushqimeve bëhet për bukuri i monitoruar nga ne të gjithë, nga unë kryeministri.”- tha Ahmetaj.

Ministri i ngarkuar me përgjegjësitë për situatën e koronavirusit, Arben Ahmetaj ka thënë se strategjia me operacionin humanitar dhe paratë cash për të papunët është më e mira e mundshme.

Sipas tij shpërndarja e ushqimeve me kupona nuk do funksiononte pasi në radhë të parë nuk do pranoheshin se supermarketet lëvizin çmimet kurse Rezerva e Shtetit ka marrë për bazë çmimet para krizës si dhe e dyta shumë familje, në radhë të parë të moshuarit nuk duhet të dalin fare nga shtëpia kurse me këtë strategji ushqimet i çohen në shtëpi.

”Unë po them që instrumenti që kemi zgjedhur është më i mirë se kuponat apo tollonat. Sepse shkon tek supermarket dhe nuk ja pranon se lëviz çmimi për shkak të fondamenteve apo lëvizjes.Ne bëjmë këtë për familjet që nuk duhet të dalin. Paketat janë 32 mijë lekë mall të blera me 30 mijë lekë. Kjo do vërtetohet fare saktë dhe ne do e bëjmë publike sepse ne kemi ecur me çmimet përpara krizës.

DIkush hedh shpifje, dikush baltë, kjo histori nuk mbaron. Kjo është një mënyrë që po funksionon dhe po ecën me efektivitet. Kemi marrë deri tek administratorët dhe ne nuk dalim nga këto kategori. Nuk zgjedhim ne. Nuk shkon deputeti Arben Ahmetaj, apo Ervin Bushati. E bën Rezerva e Shtetit.”- tha Ahmetaj.

Arben Ahmetaj sqaroi live se si do të duhet të aplikojnë të punësuarit e biznesit të vogël apo të vetëpunësuarit për të përfituar “pagën e luftës”.

“Kemi nxjerrë një vendim qeverie që detajon mënyrën si do verifikohen dhe paguhen nesër on line të punësuarit apo të vetëpunësuarit e biznesit të vogë. Formulari do jetë që nesër i gatshëm për tu plotësuar nga qytetari pranë DPT. Nga DPT mblidhen dhe verifikohen të dhënat. Menjëherë aprovohet në bazë të formularit dhe i paguhet individit në bordero nëpërmjet sistemit banker, kush nuk ka llogari bankare di t’i hapet një llogari”,- sqaroi ai, duke shtuar se përfitues do të jenë 60 mijë e 442 persona.

Por si do të veprohet me personat që punojnë në të zezë apo njerëzit e papunë të bllokuar në shtëpi si pasojë e pëndemisë së koronavirusit. Ministri Ahmetaj sqaroi se ata do të trajtohen me ushqime dhe për këtë ka nisur tashmë një operacion humanitar.

“Kjo është pjesë e operacionit humanitar, po ju them se cfarë ndihmash ju pjapim ne këtyre familjeve, cfarë lloj ndihme ju jep shteti. Janë 77 mijë e 877 familje me ndihmë ushqimore, 21 mijë e 625 me ndihmë mjekësore si dhe ndarja e pensioneve. Ju duhet të dini që informaliteti është skllavëri. Ndaj iu referova operacionit humanitar ku familjet marrin pako të herëpasëhershme. Rezerva e shtetit ka sot 20 mln dollarë për të blerë ushqime për pako”,- sqaroi ai.

Ministri i Shtetit për Rindërtimin, tha se ekonomia globale do të pësojë recension, për shkak të përhapjes masive të COVID-19.

Sipas ministrit Ahmetaj, përhapja e koronavirusit në Shqipëri ka krijuar një gropë të pafundme në ekonominë tonë, e cila do të shihet në fund të kësaj situate.

“Shteti do ndihmojë me strukturat shtetërore. Iu kemi dyfishuar 70 mijë familjeve masën e ndihmës ekonomike. 80 mijë lekëshi që i shkon familjes në nevojë nuk është shumë, sigurisht, ne nuk mburremi dot, por duhet të mbulojmë gropën, që ka hapur armiku i padukshëm. Kur të mbarojë kjo luftë, fundi i gropës do jetë aq e thellë, dhe pas kësaj Shqipëria do të hyjë në një plan marshall për të rimëkëmbur ekonominë. Për shkak të COVID-19, që ishte e pallogaritur, gropa është e pafundme. Analistët ekonomikë tregojnë për një rënie ekonomike globale”, tha Ahmetaj.

Pyetje: Naftëtarit e Ballshit ankohen se janë pa bukë…

Ahmetaj: Rasti i naftëtarëve ka të bëjë me një fenomen ndryshe nga koronavirus, ndryshe nga kriza aktuale. I them naftëtarëve se ashtu siç i kemi ndihmuar, prapë do t’i ndihmojmë. Tani po fokusohem tek armiku i padukshëm, që ka sjellë me vete rënien kolosale ekonomike, që është armik i dukshëm. Recesioni global duket se do të ndodhë, edhe në vendin tonë prek punësimin, eksportet, remitancat, kursimet, çmimet, të gjitha.

Ministri Ahmetaj u pyet nga gazetari Sokol Balla se si kishte mundësi që gjykatësit e mbyllur në shtëpi do paguhen kurse avokatët jo.

Në përgjigjen e tij, minstri sqaroi se këta të fundit janë të lirë të ushtrojnë profesionin e tyre, ndërsa renditi edhe një sërë biznesesh të tjera që mund të ushtrojnë aktivitetin përtej 8 orarshit të vendosur nga qeveria.

“Jam shumë i kujdesshëm me fjalët që zgjedh, ky është një moment i vështirë dhe qeveria në ngarkesë, emocion, njerzillëk e monitoron situatën përditë…jam i bindur që ne do ta rimarrim shpejtësinë ekonomike që humbëm nga COVID 19. Sot është momenti të shpëtojmë jetë njerëzish dhe të sigurojmë mbështetje për njerëzit në nevojë, ti më kujton avokatin. Unë kam respekt për të, por avokati ka mundësi të punojë se sipërmarrja ka filluar punën”,- tha ministri.

Ahmetaj shtoi gjithashtu se: “Bujqësia është e lirë të punojë nga mëngjesi në darkë, kemi ndërtimin, le të rrinë të hapur me tre turne nëse mund të punojë, fasonët, call center JANË të hapur..mund te punojne dhe me tre turne po te duan, kompanitë e shërbimit po ashtu me makina të loguara të kompanive dhe leje përkatëse”,- tha ai.