HomePolitikë

Ahmetaj prezanton një tjetër nismë të qeverisë

Ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj ka deklaruar sot se do të hiqen taksat për të gjitha bizneset e vogla me xhiro vjetore prej 14 milionë lekësh deri në vitin 2029.

Ndërsa ka komunikuar planin kombëtar 2030, Ahmetaj tha se ky plan do të jetë i detajuar, me reforma e projekte konkret.

 “Jam këtu sot për të komunikuar me qytetarëve avancimin e planit kombëtar 2030. Ky plan do të jetë i detajuar, me reforma konkrete dhe me projekte konkret dhe me kalendarizim, muaj pas muaj e vit pas viti. Brenda planit kombëtar 2030, siç e ka konfirmuar dhe kryeministri Edi Rama, do të ketë një masë të rëndësishme për shumicën e shqiptarëve që punojnë në sektorin privat. Për shqiptarët që punojnë në biznesin e vogël. Kryeministri dje ka komunikuar iniciativën për çlirimin nga taskat per te gjithe biznesin e vogël deri në xhiron 14 milionë lekë. Zero tatime. Zerimi i tatimit mund te shoqerohet me heqje te vleres se tatimit te shtuar”,-tha Ahmetaj.

K.S/GotaNews


TË NGJASHME