HomeLifestyle

Ai nuk është i duhuri për ty/ Ja shenjat!

Nuk ka kimi

E vërteta është që askush nuk mund të jetë perfekt për ju dhe të ketë gjithçka që dëshironi, por të paktën puthjet, përkëdheljet, shkëndijat kur jeni së bashku duhet të vijnë natyrshëm.

Biseda nuk vjen natyrshëm

Në planin afatgjatë, ju do të dëshironi të jeni në gjendje të bisedoni me partnerin tuaj, jo vetëm të keni intimitet. Nëse jeni me dikë që nuk flisni dot për gjërat që mendoni e dëshironi, do të ndiheni vetëm herët a vonë.

Nuk dëshironi të përpiqeni

Pavarësisht sesa e përsosur duket marrëdhënia juaj, do të ketë një moment kur duhet të përpiqeni që diçka të funksionojë më mirë. Nëse nuk doni as të përpiqeni, kjo tregon se nuk është personi i duhur.

Ndiheni nervoze

Në ditët e para të një marrëdhënieje, është normale të ndiheni pak nervoze. Por nëse kjo pasiguri zgjat, pyesni veten nëse duhet të qëndroni me këtë person apo jo.


TË NGJASHME