HomeLifestyle

Ai nuk të ngjit në takimin e parë?! Ja si të dalësh nga situata

“Ekziston tendenca që njerëzit që i njeh online t’i trajtosh si hiçgjë. Ama dijeni se në fund të ditës ai është një njeri që preket dhe i përjeton gjërat njësoj si ju.” shprehen specialistët. Sot në epokën e Facebook- ut, Instagram- it apo Tinder- it është shumë e zakonshme të dalësh të njohësh njerëz të rinj, me të cilët ke chat- uar për ditë e orë të tëra dhe si përfundim të zhgënjehesh. Ai nuk është njësoj si në foto ose thjesht nuk ka një shkëndijë midis jush.

Pikë së pari nuk duhet të harrosh se personi përballë teje është një qenie njerëzore me ndjenja. Ti mbase e ke njohur virtualisht, por ai është tanimë aty, një njeri  i vërtetë që është duke të të dhuruar disa momente nga dita e tij.

Kur të ndodh të jesh në një takim të tillë, ndonëse e kupton fare mirë se ai nuk është “i duhuri” merre me sportivitet, të paktën mund të mësosh diçka të re nga ai. Nuk ke asnjë arsye përse ta bësh tjetrin të ndihet keq dhe të largohesh . Qëndro në takim, fundja eksperiencë është, ama tregohu e sinqertë në fund të takimit. Specialistët shprehen se t’i thënit gjërat ashtu si janë është gjëja e duhur. Thuaji: “Shumë faleminderit për pijen, por të them të drejtën nuk ndjeva një lidhje midis nesh. Mos më keqkupto kam shumë respekt për ty, por nuk besoj se mund të kemi diçka bashkë. Gjithsesi të uroj gjithë të mirat .” dhe këtë mundësisht t’ia shkruanit më mirë se t’ia thonit ballë për ballë.

“Nuk ka përse e gjitha kjo të shndërrohet në një situatë të sikletshme. Mbase ti do t’i pëlqesh shumë atij, por gjithsesi ai nuk do të mërzitet me ty. Kjo thjesht dhe vetëm sepse ti u tregove e sjellshme me të. Dhe ja ku të gjithë jetuan të lumtur përgjithmonë.”

Shumë e bukur e gjitha kjo për të qenë e vërtetë ë?


TË NGJASHME