HomePsikologji

Ai po të gënjen dhe ti prap s’po kupton gjë!

Përgjithësisht, gratë karakterizohen nga intuita dhe mund ta kuptojnë fare lehtë kur një gënjeshtër është në ajër. Gjithsesi, kjo s’e përjashton mundësinë që një manipulues profesionist të gënjejë e t’ja hedhë paq. Si ta kuptojmë para se të jetë vonë?

Shmangia prej çdo gabimi, s’është shenjë e mirë.

“Të kam gënjyer ndonjëherë unë ty?” Na vjen keq, por kjo është fraza tipike e një mashkulli i cili po gënjen.

Vër re nëse të sheh në sy kur flet.

Sytë janë të lexueshëm. Një njeri i cili po gënjen është shumë e thjeshtë të zbulohet përmes syve.

Ndryshimi në sjellje. Ji vigjilente!

Sigurisht kjo është disi e vështirë të dallohet. Ama nëse dallon ndonjë ndryshim në sjelljen e tij dhe arsyen nuk e di, me siguri duhet të fillosh të dyshosh.

Ta hedh fajin ty

Mbrojtja më e mirë është sulmi dhe këtë nuk e kemi thënë ne. Për të larguar fajin nga vetja ai përpiqet të ta hedhë ty.


TË NGJASHME