HomeRajon

“Air Italy”, drejt falimentimit, Ministri De Michelis përpiqet të zgjidhi krizën

Në Itali, Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka thirrur përfaqësuesit e kompanisë së fluturimeve “Air Italy”, për të diskutuar rreth krizës që ka kapluar këtë kompani. Ministri De Mincheli, ju ka bërë thirrje përfaqësuesve të Kompanisë, që të mos marrin asnjë vendim në lidhje me shpalljen e falimentit deri sa të bëhet një mbledhje tjetër edhe me përfaqësues nga ministritë e tjera.

Pas ankesavetë shumta nga sindikatat, po mendohëj për të shpallur falimentimin e kompanisë. Megjithatë një vendim i tillë do të ishte nje goditje e rëndë edhe për ekonominë pasi një numër i madh personash, do të mbeteshin të papunë. Për këtë arsye ishte vendimi i ministrit De Michelis për të thirrur në një mbledhje përfaqësuesit e kompanisë, në mënyrë që të gjendet një zgjidhje për këtë krizë.

“Pas komunikimit joformal nga sindikatat, në lidhje me vendimet e asamblesë së sotme të aksionerëve të “Air Italy” për mundësinë e shpalljes së falimentimit të kësaj kompanie, Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Paola De Micheli kërkoi një takim urgjent me përfaqësues të kësaj kompanie. Ministri De Michelis është duke u munduar të gjejë një zgjidhje për shmangien e falimentimit të kompanisë dhe kërkoi nga përfaqësuesit e kompanisë të mos marrin asnjë vendim deri në një takim të radhës edhe me ministra të tjerë.

Vendimi për likuidimin e një kompanie të kësaj madhësie nuk është i pranueshëm, pa e informuar fillimisht qeverinë dhe pa vlerësuar seriozisht asnjë alternative, prandaj unë pres që “Air Italy” të pezullojë rezolutën deri në mbledhjen që ne mund ta caktojmë edhe me ministra të tjerë”, u shpreh De Michelis.

Ndërkohë nga kompania “Air Italy”, janë njoftuar nëpërmjet një njoftimi se prej datës 25 shkurt, të gjitha fluturimet e kësaj kompanie do të kryhen nga shoqëri të tjera.

“Pas Takimit të aksionerëve të “Air Italy’ (Alisarda dhe Qatar Airëays përmes AQA Holding SpA), është aprovuar shpallja e falimentimit dhe me qëllim minimizimin e bezdisjes për pasagjerët që mbajnë biletat e Air Italy” Pasagjerët do të informohen se nga 11 deri në 25 shkurt 2020 duke përfshirë të gjitha fluturimet e “Air Italy” do të operohen nga kompani të tjera në kohën dhe në ditët e caktuara. Të gjithë pasagjerët që kanë rezervuar fluturime duke u nisur ose mbërritur në datat pas datës 25 shkurt do të rimbursohen plotësisht”, thuhet në komunikatën e kompanisë.


TË NGJASHME