HomeSport

Ajax drejt tripletës, fiton trofeun e parë

Ky sezon futbollistik, deri më tani, ka prodhuar spektakël dhe surpriza, e një prej suprizave më të bukura, mban emrin Ajax. Klubi holandez, kishte munguar gjatë në futbollin europian, por rikthimi i tyre, u bë në mënyrën më të mirë të mundshme. Në kompeticionin më të rëndësishëm europian për klube, Champions League, Ajax ka shkëlqyer duke dhuruar spektakël. Ata janë në gjysmëfinale dhe për më tepër deri tani kanë eleminuar dy gjigandë të futbollit si Real Madrid dhe Juventus.

Veç ëndrrës Champions, sezoni i tyre madhështor, po fillon të shpërblehet. Ajax, ka arritur të fitojë trofeun e parë për këtë sezon. Kupa në Holandë u shkoi pikërisht “nipave të Cruyff”, teksa mposhtën në finale Willem 2 me rezultatin e thellë, 4-0.

Blind, Kristensen dhe dopieta e Huntelaar, kompletuan pokerin e Ajax kundër Willem 2 dhe sollën trofeun e parë për këtë sezon.


TË NGJASHME