HomeSport

Ajax nuk ndalet, fiton një tjetër trofe

Në futbollin holandez, ka vetëm një ekip që po mbizotëron. Pas një sezoni fantastik, ku fituan kampionatin, Kupën dhe patën një ecuri fantastike në Champions League, Ajax ka arritur të fitojë edhe Superkupën në Holandë.

Në finale kundër PSV Eindhoven, Ajax fitoi me rezultatin 2-0 duke ja bërë të hidhur debutimin trajnerit Mark van Bommel. Në ëktë sfidë, Ajax ishte edhe pa dy nga superyjet e sezonit të kaluar, de Ligt dhe de Jong, të larguar përkatësisht drejt Juventus dhe Barcelona.

Kështu që trajneri Ten hag e bazoi lojën te Van de Beek, tadic, Ziyech, Magalan ndërkohë që bënë debutimin e tyre edhe rumuni Marin e argjentinasi Lisandro martinez. Protagonistë në këtë fitore të Ajaxit u bënë Dolberg dhe Blind autorët e të dy golave për kampionët e Eredivisie.

Për PSV Eindhoven, Van Bommel hodhi në fushë Hirving Lozano e Erick Gutierrez, por situata nuk ndryshoi, trofeun e Superkupës së Holandës e ngriti Ajax, gjë që nuk ndodhte që nga viti 2014. Për Harkëtarët kjo është hera e 9 që fiton Superkupën e Holandës, ndërkohë që PSV Eindhoven mbetet në kuotën e 11 titujve në këtë kompeticion.


TË NGJASHME