Aktualitet Lajme Sociale Sport

Akademia e Juventusit vjen për të gjithë fëmijët në Tiranë

 Hapet akademia e Juventusit në Tiranë, “Zonja e Vjetër” ka mbërritur.

 Është kjo një mundësi e re për të gjithë fëmijët shqiptarë të apasionuar pas futbollit që të ndjekin ëndrrën e tyre në sportin më popullor në botë. Në Tiranë është bërë edhe prezantimi i projektit të klubit kampion të Italisë ku i pranishëm ishte edhe menaxheri i Juventus Academy, Marco Degortes.

“Projekti i Juventusit u jep mundësi fëmijëve që të punojnë sipas metodologjisë së Juventusit dhe nuk bëhet fjalë vetëm për aspektin teknik apo taktik. Ajo që ka ndërmend të bëjë Juventusi është të sjellë eksperiencën  në formimin e fëmijëve si persona e si futbollistë”, tha Marco Degortes, Menaxher i Juventus Academy.

Juventusi ka 54 akademi të saj në mbarë botën dhe 100 kampe verore ku të regjistruar janë mbi 15 mijë fëmije. Degortes bëri të ditur gjithashtu se Akademia e Juventusit do të nisë të funksionojë zyrtarisht  në datën 15 tetor.

Related posts

Bebe Rexha në gjendje të keqe shëndetësore, fotoja e fundit i tregon të gjitha

emanuela

Shembet ura në Taivan, 11 të zhdukur

Klaudia gotanews

Elbasan, karburanti përfshihet nga flakët

Mila
Na Kontaktoni!