HomeLajmi i Fundit

Akademia e Shkencave zgjedh 12 anëtarët e rinj, ja cilët janë

Pas përfundimit të votimit duke u dhënë edhe titullin akademik, Akademia e Shkencave ka zgjedhur 12 anëtarët e rinj.

Të zgjedhurit do të jenë tashmë anëtarë të Asamblesë së Akademisë së Shkencav ndërkohë 2 prej tyre do jenë anëtarë të jashtëm, Ardian Ndreca dhe Ardian Vehbiu.

Tashmë në përbërje të Akademisë janë shtuar edhe emra të njohur si Adrian Civici dhe Mimoza Hafizi që fituan titullin akademik i asociuar, Pëllumb Xhufi dhe Genc Sulçebe që do të jenë akademikë.

NJOFTIMI NGA AKADEMIA E SHKENCAVE

Akademia e Shkencave zgjerohet me anëtarë të rinj.
Përfundon procesi i zgjedhjes dhe shpallet rezultati i votimit

Në përmbushje të rendit të ditës të Mbledhjes së Asamblesë, pikat 1, 2 dhe 3, rinjoftuar më datë 15 qershor 2020, Asambleja e Akademisë së Shkencave, në mbledhjen e saj të datës 29 qershor 2020, kreu procedurat e parashikuara në nenet 7 dhe 11 të Statutit për zgjedhjen e anëtarëve të rinj akademik e akademik i asociuar, për avancime në titullin akademik të dy anëtarëve të saj (lëvizje të brendshme), si dhe për zgjedhjen e anëtarëve të jashtëm.
Pas paraqitjes së kandidaturave nga Kryetari i Akademisë Asambleja zgjodhi komisionin e votimit për administrimin statutor të procesit zgjedhor, me këtë përbërje: akad. Neki Frashëri (kryetar), akad. Floran Vila (anëtar), akad. Jorgaq Kaçani (anëtar) dhe akad. emeritus Gjovalin Shkurtaj (anëtar).
Referuar rezultatit të shpallur nga komisioni i posaçëm pas numërimit të votave (procesverbali bashkëngjitur), Asambleja:

Vendosi

  1. Fitojnë titullin akademik anëtarët e Asamblesë me titull të mëparshëm akademik i asociuar:
    1. Arjan Durrësi;
    2. Ilirian Malollari.
  2. Zgjidhen anëtarë të Asamblesë duke fituar titullin akademik:
    1. Genc Sulçebe;
    2. Ilia Mikerezi;
    3. Pëllumb Xhufi.

III. Zgjidhen anëtarë të Asamblesë duke fituar titullin akademik i asociuar:
1. Adrian Civici;
2. Artan Boriçi;
3. Kristina Jorgaqi;
4. Mimoza Hafizi;
5. Rajmonda Bualoti.

  1. Zgjidhen anëtarë të jashtëm të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë:
    1. Ardian Ndreca;
    2. Ardian Vehbiu

K.S/GotaNews