HomeLajme

Aksiden i rëndë Divjakë, një i vdekur

Nje aksident me pasojë vdekjen e një 88-vjeçari ka ndodhur sot në Divjakë.

Sipas policisë, sot rreth orës 18:30, në qytetin e Divjakës, dyshohet se shtetasi E.B, 17-vjeç, duke drejtuar një mjet tip motor, ka goditur një këmbësor, shtetasin N.P, 88 vjeç, i cili ndërroi jetë në Spitalin e Lushnjes.

Drejtuesi i mjetit pas aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes.

Grupi hetimor po punon për kapjen e drejtuesit të mjetit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes


TË NGJASHME