HomeLajmi i Fundit

Aksident, 17-vjeçari përplas për vdekje një person

“Sot, në aksin rrugor “Tre urat-Çermë”, shtetasi J.G, 17 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasin F.M, 64 vjeç, nga Zhamë Sektor, i cili ka qënë duke udhëtuar me biçikletë”, sqarojnë uniformat blu.

Disa orë pas ngjarjes Policia e Lushnjës ka vënë në pranga 17-vjeçarin me iniciale J.G, i cili dyshohet se përplasi për vdekje 64-vjeçarin Fatmir Muça dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes. Sipas policisë, adoleshenti ka qenë duke drejtur mjetin e tij tip “Benz” në momentin kur ka goditur për vdekje 64-vjeçarin teksa ky i fundit po udhëtonte me biçikletë në aksin rrugor “Tre urat-Çermë”.