HomeSociale

Aksident/ 25-vjeçari shqiptar transportohet me helikopter në spital

Aksidentohet rëndë një djalë i ri, 25 vjeç, në Itali. Mediat italiane raportojnë se i riu me iniciale A. T., ishte në timonin e nje mjeti tip furgon dhe në rrethana ende të paqarta humbi kontrollin, doli nga rruga dhe u përplas me një bordure anësore.

Përplasja ishte aq e fortë sa i riu mbeti i plagosur rëndë. Në vend mbërriten forca të policisë, të njoftuar nga udhëtarë të tjerë që u bënë dëshmitarë të aksidentit të rëndë.

U desh mbërritja e një helikopteri për të bërë të mundur transportin me urgjencë të të riut në spitalin Gemelli në Romë. Gjendja e tij thuhet se mbetet kritike, por nuk ka ende detaje nga mjekët.


TË NGJASHME