HomeLajmi i Fundit

Aksident/ Dy mjete përplasen në Fushë-Krujë, 2 të plagosur rëndë

LAJMI-I-FUNDIT-1

Një tjetër aksident është shënuar pak minuta më parë në aksin rrugor Fushë-Krujë-Tiranë, ndërsa raportohet se dy persona kanë mbetur të plagosur. Burimet nga vendngjarja i thanë se në aksident janë përfshirë dy automjete në afërsi të Larushkut, zonë kjo e Fushë-Krujës.

Të plagosurit janë transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.