HomeSociale

Aksident fatal në Itali, humb jetën 41-vjeçari shqiptar

Humb jetën në  një  aksident tragjik një 41-vjeçar shqiptar në  Itali. Mediat italiane  bëjnë  me  dijë  se  aksidenti ka ndodhur në autostradën Bolonja-Padova.

Raportohet se  shqiptari,  emri i të  cilit nuk bëhet i ditur ishte  duke  udhëtuar me  një Fiat Doblo kur u përplas me  një tjetër makinë Peugeot 208.

Në vendin e  ngjarjes shkuan zjarrfikëset dhe ambulanca, por pa mundur të mbajnë në jetë shqiptarin.

Policia ka nisur hetimet për ngjarjen, ndërkohë  që  po në  këtë  aks ka pasur edhe  një  tjetër aksident, por pa pasojë, duke  bërë  që  autostrada të  qëndrojë  e  mbyllur për disa orë .


TË NGJASHME