HomeLajmi i Fundit

Aksident gjatë natës/ Makina bie në lumë, humb jetën shoferi

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur gjatë natës në aksin rrugor Elbasan – Peqin.

Një automjet ka dalë nga rruga duke përfunduar në lumin Shkumbin dhe për pasojë ka vdekur në vend drejtuesi i mjetit, shtetasi S.S., 35 vjeç.

Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, policia është duke punuar për t’i zbardhur ato.

NJOFTIMI

Mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Elbasan – Peqin, në fshatin Murras, shtetasi  S.S., 35 vjeç,  banues në Elbasan, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka dal nga rruga dhe  ka rënë në lumin Shkumbin, për pasojë ka ndëruar jetë  drejtuesi i mjetit.

Shërbimet e Policisë dhe të Zjarrfikses  bënë të mundur nxjerrjen e mjetit  nga lumi ku brenda tij u gjet i pa jetë drejtuesi i mjetit shtetasi S.S.

:Vijon puna për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit