HomeLajme

Aksident i frikshëm në Korçë, plagosen dy fëmijë të vegjël

Dy fëmijë  të mitur janë përplasur, teksa po kalonin rrugen, nga një makinë në Korçë. Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Korçës.

Burime policore i thanë gazetares Lorena Kodra së të plagosurit janë të moshave 11 dhe 12 vjeç, ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia me të cilën po lëvizte drejtuesi i automjetit.

Ngjarja e rënda ka ndodhur në lagjen numër dhjetë të qyteti juglindor, ndërkohë policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për dokumentimin e plotë të saj.


TË NGJASHME