HomeLajmi i Fundit

Aksident i rëndë/ Dy persona humbin jetën, dy të plagosur

aksident

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e vona të së premtes në rrugën Gjilan-Ferizaj. 

Policia e Kosovës ka konfirmuar se dy persona kanë ndërruar jetë.

Zëdhënësi i policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani deklaroi:

“Mund ta konfirmojmë se ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku. Dy persona kanë vdekur ndërkaq dy të tjerë kanë mbetur të lënduar”, ka thënë Hashani për Express.

Hashani ka bërë të ditur se trupat e pajetë të viktimave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekspertize.