HomeLajme

Aksident i rëndë, humb jetën 18-vjeçari

Një 18-vjeçar ka humbur jetën në fshatin Pojan të Fierit. Policia thotë se shtetasi Klodian Ndone duke drejtuar mjeti rrul ka goditur të riun Mateo Koza, i cili më pas ka humbur edhe jetën.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ku ka nisur punën për zbardhjen e shkaqeve.

Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës 16:15, në Bypassin e Fierit, në afërsi të fshatit Pojan, shtetasi K.N, 41 vjeç, banues në Memaliaj, duke drejtuar mjetin tip “Rrul” që ngjesh asfaltin, ka goditur shtetasin M.K, 18 vjeç, banues në Tepelenë (punëtor) i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.Në vendengjarja ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.


TË NGJASHME