HomeLajmi i Fundit

Aksident i rëndë, humb jetën një person

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë- Elbasan, ku për pasojë ka humbur jetën një person.

Aksidenti ka ndodhur në dalje të tunelit në autostradën Tiranë-Elbasan, ku një automjet, me targa të huaja, është përplasur me një kamion.

Identiteti i viktimës nuk bëhet i ditur, ndërsa policia po heton për zbardhjen e aksidentit.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth 10 metra nga dalja e tunelit, ku një kamion ka përplasur nga pas një autoveturë me targa të huaja.

Për shkak se autovetura ka qenë me gaz, ka shpërthyer në flakë, dhe për pasojë ka humbur jetën në vend drejtuesi i mjetit.