HomeSociale

Aksident i rëndë, makina del nga rruga, humb jetën një 18-vjeçar dhe plagosen shokët e tij

Një aksident me pasojë humbjen e jetës së  një 18-vjeçari, A. Keqi, ka ndodhur këtë pasdite.

Ngjarja ka ndodhur në Thumane-Fushë-Krujë, ndërsa raportohet se kanë mbetur dhe disa të rinj të plagosur të cilët ndodheshin në makinë me 18-vjeçarin.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se një makinë ka dalë nga rruga në një nga kthesat, pasi ka qenë me shpejtësi të lartë.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.


TË NGJASHME