HomeLajmi i Fundit

Aksident i rëndë/ Makina del nga rruga…

Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur në një aksident të rëndë që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Shkodër-Velipojë.

Mësohet se një automjet me të cilin udhëtonin tre persona ka dalë jashtë rruge dhe ka përfunduar në kanal, duke sjelle edhe pasojat e rënda.

Për shkak të përplasjes së fortë, ka mbetur i vdekur shtetasi Ndue Gjokaj ndërsa identiteti i të plagosurve nuk dihet ende.

Policia nderkohe ka nisur hetimet per zbardhjen e shkaqeve te aksidentit.