HomeLajmi i Fundit

Aksident i rëndë në aksin Durrës-Tiranë, humb jetën drejtuesja

Mesditën e sotme në rrugën dytësore Durrës-Tiranë ka ndodhur një aksident i rëndë ku një 30 vjeçare ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e përplasjes shoferja nuk ka mundur t’i shpëtojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 14.07.2020, rreth orës 12:35, në rrugën dytësore Durrës-Tiranë, tek City Park, mjeti me drejtuese shtetasen E.D., 30 vjeçe ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dal nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes