HomeSociale

Aksident i rëndë në aksin Përrenjas- Qafë Thanë/ Fluturon “Volvo”

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Përrenjas- Qafë Thanë, ku një automjet tip Volvo, ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Për pasojë, ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i mjetit, shtetasi Armand Misku, 28 vjeç. Policia sqaron se i riu ka humbur kontrollin e makinës, ndërsa dyshohet për shkak të shpejtësisë së lartë.

Drejtuesi i mjetit u transportua në Spitalin e Librazhdit, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.


TË NGJASHME