Kronikë Lajme Lajmi i Fundit

Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen 2 makina, plagosen shoferi dhe tre pasagjerë

Katër persona kanë mbetur të plagosur, si pasojë e një, sot në aksin rrugorë Elbasan-Peqin.

Sipas policisë, në aksident u përfshinë një mjet tip “Benz” me mjetin tip “Foristrad”, ku të plagosur mbetën drejtuesi i “Benzz”-it si dhe tre pasagjerë.

Ata janë dërguar menjëherë në spital, ku ndodhen në kujdesinë mjekëve. Drejtuesi i mjetit Foristrad është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan,  për veprimet e mëtejshme.

Njoftimi i plotë i policisë:

Peqin / Informacion paraprak

Në aksin rrugor  Elbasan-Peqin , në fshatin Pajovë,  Peqin , është  përplasur mjeti tip “Benz” me mjetin tip “Foristrad” dhe  pasojë janë aksidentuar drejtuesi i mjetit “Benz” shtetasi Xh.Q.,57 vjeç,  banues në Lushjë,  dhe tre pasagjerët shtetasit M.Q., 53 vjeçe, S.K., 58 vjeçe dhe B.K., 62 vjeç,  të cilët janë transportuar në Spitalin e Elbasanit, dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit Foristrad është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan,  për veprimet e mëtejshme.

Grupi  hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Related posts

Rama për zëvendësimin e Dakos dhe Sejdinit: Ma kanë kërkuar vetë

Mila

Lum ata që i kanë! Njihuni me 3 shenjat më të ëmbla të horoskopit!

Mila

Bie sërish euro, ja me sa u këmbye sot

Mila
Na Kontaktoni!