HomeLajmi i Fundit

Aksident i rëndë në Fushë Krujë, 3 persona humbën jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në kryqëzimin e fshatit Borizanë, në Fushë-Krujë.

Ku tre persona kanë ndërruar jetë , si pasojë e përplasjes së një automjeti të vogël më një kamion me targa të Kosovës.

Njoftimi i policisë:

Më datë 18.03.2020, rreth orës 20:30, në autostradën Fushë Krujë-Laç, një mjet tip “Audi”, i ka rënë nga mbrapa një kamioni me targa kosove dhe për pasojë, kanë ndërruar jetë 3 shtetas që udhëtonin në mjetin Audi.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

M.H/ GotaNews