HomeRajon

Aksident i rëndë në Maqedoninë Veriore, humb jetën 18-vjeçari

Një aksident i rëndë rrugor  ka ndodhur në orët e para të kësaj të hëne në Tetovë. Sipas mediave lokale, një 18-vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e aksidentit.

Burime jozyrtare i thanë “Alsat” se në aksident janë përfshirë dy makina të tipit “Audi” dhe “Renault”. Dyshohet se mjetet kanë bërë garë dhe te dyja kanë humbur kontrollin duke u përplasur me pemët e një parku.

Si pasojë e përplasjes dyshohet se kanë mbetur të plagosur edhe disa persona të tjerë, por numri i saktë nuk dihet ende. Policia, ambulancat dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.


TË NGJASHME