HomeLajmi i Fundit

Aksident i rëndë në Tiranë, 21-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Durrës-Tiranë, ku një mjet me drejtuesen shtetasen K.G., 21 vjeçe, në rrethana ende të paqarta ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikur. I cili si pasojë i plagëve të marra, ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i plotë:

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 06.03.2020, rreth orës 20:35, në autostradën Durrës-Tiranë, një mjet me drejtuesen shtetasen K.G., 21 vjeçe, në rrethana ende të paqarta ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikur i cili si pasojë i plagëve të marra, ka ndërruar jetë.

Drejtuesja e mjetit është shoqëruar në Komisariatin Nr.6 për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.