HomeLajmi i Fundit

Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën 46-vjeçari

Një aksident në Tiranë ka lënë të vdekur një 46 vjeçar, i cili po udhëtonte me një motoçikletë dhe është përplasur nga një automjet.

Sipas informacionit të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:45 në Farkë, ku automjeti me drejtues E. Ç është përplasur me një motoçikletë me drejtues L. M.,46 vjeç.

Si pasojë e përplasjes dhe plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital, drejtuesi i motoçikletës shtetasi L. M. Drejtuesi i automjetit shtetasi E. Ç është shoqëruar në komisariat për veprime të metejshme hetimore.

Policia rrugore po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, dhe shkakut të aksidentit.