HomeSociale

Aksident i rëndë në Tiranë/ Shoferi i ri përplas kalimtarin…

Një aksident ka ndodhur këtë mbrëmje në Tiranë pranë gjimnazit “Harry Fultz”. Një makinë ka përplasur me forcë një këmbësor rreth të 50-tave duke e lënë të shtrirë në tokë pa ndjenja.

Sipas dëshmitarëve makina lëvizte me shpejtësi dhe e ka goditur fuqishëm kalimtarin. Ende nuk dihet identiteti i të plagosurit apo gjendja e tij shëndetësore. Në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe autoambulanca e cila e ka transportuar burrin në spital.


TË NGJASHME