HomeLajmi i Fundit

Aksident i rëndë në Vlorë, humb jetën i moshuari

Një aksident i rëndë me pasoje vdekjen e një personi ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Vlorës.

Për pasojë këmbësori Q.L. 75 vjeç ka ndërruar jetë në spital prej plagëve të marra.

Informacion paraprak

Rreth orës 07:50, në lagjen “Ujë i Ftohtë” në rrugën e unazës, automjeti tip BMV me drejtues shtetasin K.I ka goditur aksidentalisht këmbësorin Q. L., 75 vjeç, banues në Vlorë, i cili është transportuar në Spitalin Rajonal në gjende të rëndë dhe më pas ka ndërruar jetë.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, shtetasin K.I., 35 vjeç, banues në Vlorë, me të cilin po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me aksidentin.

K.S/GotaNews