HomeLajmi i Fundit

Aksident i rëndë në Vlorë/ Përplasen 2 automjete, disa të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në afërsi të fshatit Peshkëpi në Vlorë. Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të plagosur 5 persona.

Deri më tani mësohet se 3 prej tyre janë transportuar për mjekim në spitalin Rajonal të Vlorës, kurse 2 të tjerët kanë marrë plagë më të lehta.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë që po hetojnë edhe për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti.