HomeLajmi i Fundit

Aksident i rëndë në Vorë/ Vdes 19-vjeçari, dy të plagosur

Një makinë ka përplasur rëndë një person në afërsi të Vorës. Nga përplasja personi ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës.  

Ndërkohë që shkak për aksidentin dyshohet të jetë shpejtësia tej normave të lejuara dhe lagështia në rrugë.

Dalin detajet e para nga aksidenti i rëndë.

Policia bën me dije se si pasojë e përplasjes mes dy automjeteve, ka mbetur i vdekur në vend pasagjeri 19 vjecar dhe dy të tjerë janë plagosur.

Tiranë/Informacion paraprak

Në autostradën Vorë- Tiranë si pasojë e lagështirës janë përplasur 2 automjete, për pasojë ka ndërruar jëtë pasagjeri i njërit prej automjeteve shtetasi K. H.,19 vjeç, ndërsa drejtuesi i njërit nga automjetet shtetasi D. R dhe pasagjeri F. Xh u dërguan në spital për ndihmë mjeksore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit.

2