HomeLajme

Aksident i rëndë, përplasen katër makina

aksident

Katër makina janë përfshirë në një aksident paraditen e sotme në qendër të qytetit të Fierit, ndërsa një person ka mbetur i plagosur rëndë. Personi që mbeti i plagosur, një 30-vjeçar ishte duke lëvizur me biçikletë në momentin, kur preu rrugën me dy kalime duke u përplasur nga një makinë tip ‘Benz’, që e hodhi disa metra në asfalt.

Drejtuesi i mjetit që përplasi biçikletën përfundoi në korsinë tjetër të lëvizjes duke përplasur edhe tre makina të tjera.

I plagosuri ndodhet në gjendje të rëndë në spital, pasi goditja nga ‘Benz’-i me targa AA 710GC ishte e fortë. Drejtuesit e mjeteve që u përfshinë në aksident kanë dëmtime të lehta. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen.


TË NGJASHME