Botë Kronikë Lajme

Aksident i rëndë, shqiptari humb jetën

Mediat italiane raportojnë se një shqiptar është përplasur për vdekje nga një makinë mëngjesin e sotëm në Itali.

Ai është identifikuar si Asqeri Bani, 56-vjeç. Nga hetimet e para ai është përplasuar nga një makinë që lëvizte me shpejtësi dhe në pamundësi për të frenuar e ka tërhequr atë zvarrë për disa metra në asfalt, duke e lënë të vdekur.

Dëshmitarë të aksidentit kanë thërritur policinë dhe ndihmën e parë, por për të nuk mund të bëhej asgjë.

Plagët e marra ishin të rënda dhe ai kishte ndërruar jetë menjëherë. Bani është i njëjti person, që sipas hetimeve, ishte vënë re edhe më parë të endej në këtë zonë. Policia ka nisiur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Related posts

Protestat e përgjakshme në Irak, 157 numri i viktimave

Mila

Flet kunati i Teqjes: Kam katër ditë që nuk lëviz që aty, i kam qëndruar te koka pa limit

Mila

Express Tribune: Shqipëria, një sekret i jashtëzakonshëm ballkanik

Klaudia gotanews
Na Kontaktoni!