HomeSociale

Aksident i rëndë tek ura “Vasil Shano” në Tiranë, plagoset një 40-vjeçar

Një aksident i rëndë raportohet nga Ura e Vasil Shantos në Tiranë.

Mësohet se një vajzë e re në timon ka përplasur te vijat e bardha një burrë duke e hedhur mbi trotuar.

I plagosuri është një burrë rreth të 40-ve ndërsa mësohet se ambulanca është vonuar 25 minuta për ta marrë e transportuar drejt spitalit.

Gjendja e të plagosurit është e rëndë.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka ndaluar shoferen, shkaktare të aksidentit.


TË NGJASHME