HomeLajme

Aksident i rëndë/ Vdes foshnja, plagoset gruaja nga Shqipëria

aksident

Një aksident i rëndë rrugor është regjistuar në Kosovë, ku një foshnje ka humbur jetën, ndërsa është plagosur drejtuesja e mjetit. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gorancë të Hani i Elezit (pranë Ferizajt) dje në orën 01:00.

Mediat kosovare raportojnë se drejtuesja, një shtetase shqiptare, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga dhe për pasojë është plagosur, ndërsa foshnja ka ndërruar jetë (nuk dihet nëse është fëmija i saj).

Policia po heton në lidhje me zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


TË NGJASHME