HomeLajmi i Fundit

Aksident me pasojë vdekje në autostradën Kalimash-Morinë

Një aksident me vdekje është regjistruar mesditën e sotme, në autostradën Kalimash-Morinë, në vendin e quajtur “Shkodra Beton”.

Sikurse njofton paraprakisht policia, një mjet tip “Golf”, ka dal nga rruga, ku për pasojë ka humbur jetën një shtetas ende i paidentifikuar.

Po ashtu, bëhet me dije se janë dëmtuar edhe dy shtetas të tjerë të cilët ndodhen në spitalin e Kukësit, ku po marrin ndihmë mjeksore.

Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor ku po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit