HomeLajmi i Fundit

Aksident në aksin Levan-Tepelenë, vdes 27 vjeçari, plagoset një vajzë

Një aksident tragjik i ka marrë jetën një 27 vjeçari, ndërsa ka mbetur e plagosur edhe një vajzë 21 vjeçare.

Aksidenti i rëndë ka ndodhur në autostradën Levan–Tepelenë, kur një mjet tip “Honday” me drejtues një të ri nga Burreli, ka dalë nga rruga për shkak të humbjes së kontrollit. Për pasojë, ka gjetur vdekjen pasagjeri 27 vjeçar me iniciale E.H., banues në Burrel.

Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës 08:40, në autostraden Levan–Tepelenë, në afërsi të fshatit “Buzmadh” mjeti tip “Honday” me drejtues shtetasin K.B, 25 vjeç, banues në Burrel, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë ka ndërruar jetë pasagjeri, shtetasi E.H, 27 vjeç, banues në Burrel, si dhe ndodhet nën kujdesin e mjekeve në Spitalin Rajonal Fier pasagjerja tjetër, shtetasja E.M, 21 vjeçe, banuese në Mat.

Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor për kryerjen e veprimeve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.