HomeLajmi i Fundit

Aksident në aksin Lushnje-Berat, 3 të plagosur

aksident

Në aksin rrugor Lushnje-Berat, mesditën e sotme, ka ndodhur një aksident me pasojë plagosjen e tre personave, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Një mjet tip “Volkswagen” është përplasur me një zetor i cili po transportonte perime, por ende janë të paqarta shkaqet e aksidentit.

Policia pritet të zbardhë detaje të mëtejshme të ngjarjes.

NJoftimi

Një aksident i rëndë sapo ja ndodhur në aksin rrugor Lushnjë-Berat ku një mjet tip “Volkswagen” është përplasur me një zetor i cili po transportonte perime.

Nga ky aksident kanë mbetur të plagosur rëndë 3 persona ku 2 prej të cilëve janë në gjendje të rëndë për jetën. Ata janë transportuar me urgjencë drejt spitalit dhe ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.

Nuk dihen ende shkaqet që çuan në këtë aksident të rëndë ndërkohë që pritet të vijnë në vendngjarje policia e cila pritet të zbardhë këtë aksident të rëndë.

K.S/ GotaNews