HomeLajmi i Fundit

Aksident në autostradë, drejtuesja e mjetit humb kontrollin, 2 të lënduara

LAJMI-I-FUNDIT-1

Dy pasagjere janë aksidentuar lehte, pasi drejtuesja e mjetit ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurën.

Policia ka bere me dije se rreth orës 18:30 në aksin rrugor Tiranë-Durrës automjeti me drejtuese D. G, ka humbur kontrollin dhe për pasojë është përplasur me bordurën e rrugës.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar jashtë rrezikut për jetën dy pasagjeret në këtë automjet shtetasja I. H, dhe M. H, të cilat u dërguan në spital për ndihmë mjeksore.

Policia rrugore ndodhet në vendngjarje ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të humbjes kontrollit të automjetit.