HomeLajme

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, 1 i vdekur

Një kalimtar, i cili po kalonte rrugën është goditur për vdekje mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës.

Burime paraprake thanë makina tip “Fiat” me targa italiane ka goditur për vdekje këmbësorin, i cili ende nuk është identifikuar. Policia ka nisur hetimet dhe po punon për zbardhjen e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Njoftimi i policisë:

“Më datë 22.11.2019, ora 17:40, në autostradën Tiranë-Durrës, mjeti tip “Fiat”, me drejtues shtetasin Sh.Sh.,37 vjeç, ka aksidentuar një shtetas këmbësor, akoma të pa identifikuar, i cili ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme .


TË NGJASHME