HomeLajmi i Fundit

Aksident në Elbasan, makina përplas 12-vjeçarin

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Elbasan, ku për pasojë ka mbetur i plagosur një 12-vjeçar. Policia bën me dije se shtetasi E.P., banues në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip ” Hondai” ka aksidentuar një fëmijë rreth 12 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan për veprimet e mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.