Lajme Lajmi i Fundit

Aksident në Gjirokastër, 62-vjeçari i plagosur në gjendje të rëndë

Një aksident me pasojë një të plagosur, është shënuar pasditen e në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavije.

Sipas policisë, aksidenti ndodhi në rrugën nacionale Gjirokastër – Kakavije, në afërsi të fshatit Grapsh, ku një automjet tip “Benz” që drejtohej nga një 20-vjeçar, ka përplasur 62-vjeçarin e identifikuar si Flamur Pashaj.

62-vjeçari, ka qenë duke kaluar rrugën, për të marrë automjetin e tij kur është përplasur nga 20-vjeçari.

Pashaj po dërgohet me helikopter drejt Tiranës, ndërsa i riu është shoqëruar komisariatin e Gjirokastrës.

Vendi ku ndodhi aksidenti, në afërsi të fshatit Grapsh, është mjaft problematik sa i takon aksidenteve, kjo për faktin e mungesës së mbikalimeve.

Njoftimi i plotë i policisë:

Informacion paraprak.

Në aksin nacional Gjirokastër – Kakavije, në afërsi të fshatit Grapsh, automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin E.H, 20 vjeç, banues në Fier, ka goditur shtetasin F.P, 62 vjeç, banues në Fier, i cili është transportuar në Spitalin Rajonal Gjirokastër.

Shtetasi E.H. është shoqëruar në ambjentet e Komisatiatit të Policisë Gjirokastër.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Related posts

Kriza politike, delegacioni i PE-së zbarkon në Tiranë

Mila

AKU penalizon rëndë një importues birre

Mila

“Xhisiela”, prokuroria pushon hetimet për denoncimet e Nuhut

Mila
Na Kontaktoni!