HomeLajme

Aksident në Kolonjë, 1 i vdekur

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në autostradën Fier-Lushnje, te rrethrrotullimi i Kolonjës.

Një makinë tip “Benz” ka dalë nga barrierat anësore të autostradës dhe ka përfunduar në kanal.

Për pasojë, një person ka mbetur i vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur rëndë, të cilët aktualisht ndodhen në Spitalin e Lushnjës. Nga ana e saj, policia ka bllokuar qarkullimin në drejtim të Lushnjes për të mbledhur prova dhe për të kryer ekspertizën.


TË NGJASHME