HomeLajme

Aksident në Kukës, 1 i plagosur

aksident

Një aksident rrugor me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur pasditen e sotme në Kukës.Në aksident është përfshirë një makinë dhe një biçikletë.

Ngjarja ka ndodhur në aksin që lidh qytetin  me fshatin Shtiqën.

Makina tip “Wolsëagen” e drejtuar nga  shtetasi E.B. ka aksidentuar A.Gj. 31 vjeç, banues në fshatin Shtiqën, i cili po udhëtonte buzë rrugës me biçikletë.

I plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin e qytetit, ndërsa bluzat e bardha theksojnë se gjendja e tij shëndetësore është e rëndë. Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Vijon…


TË NGJASHME